Një rast tejet i rëndë që përfshin një të mitur ka alarmuar autoritetet në Prishtinë, pasi një vajzë 12-vjeçare u raportua e zhdukur nga familja, ndërsa më pas u lokalizua në shoqërinë e një 20-vjeçari, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se gjithçka nisi kur nëna e vajzës iu drejtua Policisë, duke raportuar se e bija ishte larguar nga shtëpia dhe nuk pranonte të kthehej. Ajo kishte dyshime se e mitura po qëndronte me një person në moshë madhore.
Pas denoncimit, Policia ndërmori veprime të menjëhershme operativo-hetimore, duke arritur ta lokalizojë të miturën dhe personin që dyshohet se ishte me të.
Në kuadër të procedurave hetimore, e mitura është intervistuar nga përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, ndërsa i dyshuari, me inicialet E.C. rreth 21 vjeç, është intervistuar në praninë e mbrojtësit ligjor.
Pas grumbullimit të provave fillestare dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar për të mitur, rasti është iniciuar për veprën penale “Dhunim”.
Me vendim të Prokurorit, 20-vjeçari është dërguar në ndalim policor për 48 orë në Qendrën e Ndalimit në Lipjan, ndërsa Njësia Rajonale e Hetimeve po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti të rëndë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


