Një vjedhje e rëndë është raportuar në rrugën “Halim Orana” në Prishtinë, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në një kombi pune dhe kanë marrë mjete pune me vlerë të konsiderueshme.
Rasti dyshohet të ketë ndodhur gjatë natës mes datave 10 dhe 11 mars, në intervalin kohor nga ora 22:00 deri në orën 04:00, ndërsa është raportuar në mëngjes rreth orës 07:30.
Sipas ankuesit, nga automjeti i tij janë vjedhur mjete pune në vlerë prej rreth 4,000 deri në 5,000 euro.
Pas veprimeve hetimore, Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarit në lidhje me këtë rast.
Me datë 23 mars është siguruar prezenca e të dyshuarit kryesor, Gurakuq Pireva rreth 43 vjeç, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ndërkohë, i dyshuari tjetër, Bedri Berisha rreth 54 vjeç, është intervistuar më herët nën dyshimin për “blerje të sendeve të vjedhura” dhe është liruar në procedurë të rregullt.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


