Thursday, September 24, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Të shtëna në Gllogjan, arma gjendet në Smolicë: Video-incizimi çon...

Ekskluzive | Të shtëna në Gllogjan, arma gjendet në Smolicë: Video-incizimi çon te Bajram Ahmeti

Një video-incizim i siguruar nga hetuesit ka çuar në identifikimin e një 51-vjeçari, i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në ajër në Gllogjan të Deçanit.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Bajram Ahmetin, ndërsa rasti dyshohet se ka ndodhur më 17 gusht, rreth orës 13:00.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, hetuesit në Deçan, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, kanë siguruar informacione inteligjente dhe një video-incizim, përmes të cilave është bërë identifikimi i të dyshuarit.

Ahmeti aktualisht ndodhet në Gjermani, ndërsa gjatë një bisede telefonike ka pranuar se në kohën dhe vendin e lartpërmendur kishte shtënë me armë në ajër.

Hetimi më pas është shtrirë edhe te arma që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se arma është dorëzuar vullnetarisht dhe është sekuestruar në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Smolicë të Gjakovës. Sipas të dhënave të rastit, ajo mbahej në mënyrë të paligjshme.

Rasti po trajtohet për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Sapo të sigurohet prezenca e Bajram Ahmetit në Kosovë, ai pritet të intervistohet dhe të procedohet më tej nga sektori i hetimeve në Deçan.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT