Një incident i dhunshëm është shënuar në mëngjesin e djeshëm në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, ku një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e një sulmi fizik.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:00, kur viktima, B. N, ishte duke qëndruar në veturën e tij, kur një person i njohur për të i është afruar, ka hapur derën e automjetit dhe ka filluar ta sulmojë me grushte dhe shqelma.
Pas sulmit, i dyshuari është larguar në drejtim të lagjes Emshir, ndërsa viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor.
Përveç lëndimeve, viktima ka vërejtur se gjatë incidentit i është dëmtuar edhe vetura.
I dyshuari, Fahri Abazi, është paraqitur më vonë në Stacionin Policor “Jugu” rreth orës 14:00, ku në prani të avokatit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Dëmtim apo asgjësim i pasurisë së huaj”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Hetimet për rastin janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


