Një rast i lëndimit të rëndë trupor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Prishtinë, mëson Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur më 25 prill 2026 rreth orës 02:30 në sheshin “Gjorgj Bush”, pranë lokalit “Heb’s”, afër Katedrales, ku është raportuar një rrahje në progres.
Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur në të dyshuarin Kujtim Berisha (24 vjeç), viktimën E. Dobraj (28 vjeç), si dhe ankuesin.
Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, përfshirë goditje në kokë dhe thyerje të hundës. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes janë ndërmarrë veprime procedurale nga njësitë policore, ndërsa rasti është trajtuar në koordinim me Prokurorin kujdestar.
Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe është dërguar në mbajtje.
Hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit janë në zhvillim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


