Sinjali ka siguruar ekskluzivisht identitetin e personit që dyshohet se plagosi me thikë një 31-vjeçar pas një konflikti në trafik në Drenas.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për Defrim Hasin, rreth 27-vjeçar, i cili dyshohet se, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, ka goditur disa herë me thikë A. B., rreth 33-vjeçar.
Ngjarja ndodhi paraditen e së premtes në rrugën “Ilaz Kodra”, përballë restorantit “City Grill”.
Viktima fillimisht mori trajtim në QKMF-në e Drenasit, e më pas në QKUK, ndërsa pas trajtimit u lirua për në shtëpi.
I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas sulmit. Policia ka zhvilluar kontrolle në dy lokacione ku ai dyshohet se banon, por nuk ka arritur ta gjejë. Atij i është lënë ftesë për paraqitje në Stacionin Policor në Drenas.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, ndërsa hetimet për kapjen e të dyshuarit janë në vazhdim.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


