Thursday, July 2, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | Këta janë tre të plagosurit nga të shtënat me armë...

Ekskluzive | Këta janë tre të plagosurit nga të shtënat me armë në Podujevë, njëri kalimtar i rastit

Sinjali mëson ekskluzivisht identitetin e tre personave që mbetën të plagosur në incidentin me armë zjarri që ndodhi në Podujevë.

Sipas burimeve të Sinjalit, të plagosurit janë: Fidaim Zejullahu, rreth 36-vjeçar, me shtetesi gjermane, Agim Xhemaji, Argjend Islami, rreth 25 vjeç, i cili, sipas informacioneve fillestare, ishte kalimtar i rastit në momentin kur u hap zjarri.

Burimet tona bëjnë të ditur se deri në këtë fazë të hetimeve, njësitë policore kanë identifikuar dhe sekuestruar 23 prova materiale në vendin e ngjarjes, përfshirë armë, gëzhoja dhe dëshmi të tjera që pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

Tre autoambulanca kanë transportuar të plagosurit nën përcjelljen e Policisë.

Policia dhe Prokuroria po vazhdojnë hetimet intensive për të sqaruar rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT