Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeEkskluzive | I dyshuari për tentimvrasje në Prishtinë paraqitet në Polici, ndalohet...

Ekskluzive | I dyshuari për tentimvrasje në Prishtinë paraqitet në Polici, ndalohet për 48 orë

Një person i dyshuar për tentimvrasje në Prishtinë është paraqitur në Polici, pas disa ditësh kërkimi nga organet e rendit, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti lidhet me incidentin e 16 qershorit, rreth orës 23:35, në rrugët “Jakup Ceraja” dhe “Feriz Guri” në Prishtinë.

Burimet bëjnë të ditur se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore, Policia ka identifikuar të dyshuarin Nderim Beqiraj, i cili ishte kërkuar në adresën e tij të banimit, por nuk ishte gjetur.

Të njëjtit i ishte lënë ftesë për paraqitje në Polici dhe më pas ishte vendosur në kërkim policor.

Më 22 qershor, i dyshuari është paraqitur në Stacionin Policor në Pejë, ku është intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit dhe me vendim të Prokurorit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Rasti po hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT