Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeEdi Rama uron Kosovën për 27-vjetorin e Çlirimit

Edi Rama uron Kosovën për 27-vjetorin e Çlirimit

Kosova sot shënon 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit, një nga datat më të rëndësishme në historinë e saj moderne.

Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përcjellë një urim për Kosovën përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”, ka shkruar Rama, duke e shoqëruar mesazhin me një zemër dhe flamurin e Kosovës.

Urimet për këtë përvjetor kanë ardhur nga figura të ndryshme politike dhe institucione ndërkombëtare, duke kujtuar ngjarjet historike të 12 qershorit 1999.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT