Shumë i vonuar është quajtur vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’ia kaluar në pronësi 24 hektarë Manastirit të Deçanit.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në marsin e 2024-ës, kur Qeveria Kurti kishte marrë vendimin, kishte thënë se kjo edhe i kushtoi shtetit të Kosovës.
“Edhe fikë edhe koritë, fatkeqësisht po na ndodh me Kurtin, me mënyrën si po i trajton aleatët dhe obligimet që ka marrë, do t’i kushtojnë Kosovës. Do të kemi presion vazhdimisht”, thoshte Haradinaj.
Vetë Haradinaj ka qenë si i përmbajtur gjithmonë përsa i përket çështjes së Manastirit të Deçanit, komunë kjo prej nga ku vjen edhe ai vetë. Kundërshtimi i tij i rrallë mund të ketë qenë ai për rrugën e Plavës, derisa partia e tij ishte pjesë e qeverisë me Nismën dhe LDK-në.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestueshme dhe ato janë të respektueshme. Është shenjë e pjekurisë demokratike dhe ky ka qenë qëndrimi ynë si LDK. Kurti ka zgjedhur që të bëjë kauza të rrejshme për të ardhur në pushtet dhe tash e ka kuptuar se ato nuk qëndrojnë. Ardhja në pushtet me kauza të rrejshme është e dëmshme për vendin”, thoshte në anën tjetër Lumir Abdixhiku.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


