Një ngjarje tragjike tronditi sot Prishtinën, pasi një 82-vjeçar i dha fund jetës së tij, duke u vetvarur me litar, në rrugën “Rrahman Dini”, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali merr vesh se viktima është Demir Haxholli, i cili është gjetur i varur në një pemë, ku në vendin e ngjarjes është vërejtur një litar dhe një shkallë.
Sipas dëshmisë së parë, ai është parë në atë gjendje nga një familjare, e cila më pas ka njoftuar edhe vajzën e viktimës. Të njëjtat kanë ndërhyrë duke e këputur litarin dhe duke e zbritur trupin në tokë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të Stacionit “Veriu”, hetuesit dhe forenzika, e më pas edhe njësitet e hetimeve rajonale dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Trupi i pajetë është tërhequr nga IML për procedurat e mëtejshme.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


