Sunday, June 21, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë në Maliq: 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se...

E rëndë në Maliq: 55-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa ditësh

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Sheqeras të Maliqit, ku një grua 55-vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda banesës së saj.

Sipas informacioneve paraprake, viktima dyshohet se kishte ndërruar jetë disa ditë më parë, ndërsa trupi i saj u zbulua nga vajza, e cila kishte shkuar për ta vizituar dhe më pas njoftoi menjëherë autoritetet.

Burime nga zona bëjnë të ditur se 55-vjeçarja jetonte me djalin e saj, i cili ndodhej jashtë vendit për punë sezonale, ndërsa pjesa tjetër e familjes jeton në qytete të tjera dhe jashtë Shqipërisë.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë dalë forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet po presin rezultatet e ekzaminimeve për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo për ndonjë rrethanë tjetër.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT