Tuesday, August 25, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë në Lluzhan të Podujevës | E goditi me veturë dhe...

E rëndë në Lluzhan të Podujevës | E goditi me veturë dhe e la të plagosur në rrugë – vdes 70-vjeçari nga Lluzhani, Policia në kërkim të shoferit që iku

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmë në Lluzhan të Podujevës ka përfunduar tragjikisht. Këmbësori që mbeti i lënduar rëndë pasi u godit nga një veturë, drejtuesi i së cilës dyshohet se u largua nga vendi i ngjarjes, ka ndërruar jetë sot në QKUK, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Salih Bulliqi, rreth 70-vjeçar, nga Lluzhani.

Aksidenti kishte ndodhur më 24 gusht, rreth orës 20:30, në rrugën Podujevë–Prishtinë, konkretisht në fshatin Lluzhan, në afërsi të shkollës fillore.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, Bulliqi ishte duke lëvizur si këmbësor kur është goditur nga një veturë, ndërsa drejtuesi i saj nuk është ndalur në vendin e aksidentit dhe është larguar.

70-vjeçari kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe ishte dërguar me urgjencë në QKUK në Prishtinë, ku po trajtohej.

Por mëngjesin e sotëm ka ardhur lajmi tragjik.

Rreth orës 09:50, nga Klinika Torakale në QKUK është konfirmuar se Salih Bulliqi nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të Prokurores kujdestare të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërkohë, një prej çështjeve kryesore të hetimit mbetet identifikimi i veturës dhe personit që ndodhej pas timonit, pasi në të dhënat fillestare policore drejtuesi figuron ende si person i paidentifikuar.

Hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT