Sunday, August 30, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë | Ky është 73-vjeçari që u gjet i vdekur në...

E rëndë | Ky është 73-vjeçari që u gjet i vdekur në shtëpi në Dragash – djali u kthye nga Beogradi për ta vizituar dhe e gjeti pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e së shtunës në fshatin Krstec të Dragashit, ku një 73-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda shtëpisë së tij, raporton Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima është Ismail Sulejmani, 73-vjeçar, i cili jetonte i vetëm.

Rasti është zbuluar nga djali i tij, i cili kishte ardhur nga Beogradi, ku aktualisht jeton, pikërisht për ta vizituar të atin.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, ai kishte mbërritur rreth orës 07:00 dhe, pasi kishte hyrë në shtëpi, e kishte gjetur babanë të shtrirë në krevat, pa shenja jete.

Në ambient kishte edhe kundërmim të rëndë, çka e kishte shtyrë të birin të drejtohej menjëherë në Stacionin Policor në Dragash dhe ta raportonte rastin.

Rreth orës 08:15, Policia është vënë në lëvizje dhe njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Aty kanë mbërritur hetuesit dhe forenzika e Stacionit Policor në Dragash, ndërsa ekipi mjekësor i QKMF-së ka konstatuar vdekjen e 73-vjeçarit.

Në hetimin e rastit janë përfshirë edhe Hetimet Rajonale nga Prizreni dhe një ekip i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

Në këtë fazë nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërsa rrethanat pritet të sqarohen pas ekzaminimit mjekoligjor dhe përfundimit të veprimeve hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT