Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeLajmeE rëndë: Gjendet i vdekur një 34-vjeçar në Skollovac të Hanit të...

E rëndë: Gjendet i vdekur një 34-vjeçar në Skollovac të Hanit të Elezit

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete në fshatin Dërmjak të komunës së Ferizajt, në vendin e quajtur Skollovac, mes fshatrave Dimcë dhe Dërmjak.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas Veselit, rasti është raportuar nga një dëshmitar, i cili ka njoftuar se dyshohet se një person ishte mbytur në këtë lokacion.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar që të hapet rasti “Hetim mbi vdekjen”.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i 34-vjeçarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për autopsi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT