Një e mitur ka pësuar lëndime pasi ka rënë nga terasa e një banese në katin e gjashtë, në rrugën “Myrvete Maksutaj” në Pejë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 00:50, ndërsa Policia është njoftuar menjëherë dhe ka dalë në vendin e ngjarjes.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Sinjalin se e mitura fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


