Friday, September 18, 2026
spot_img
HomeLajmeE keqtrajtoi të dashurën në Gjakovë, përfundon në pranga – gjatë bastisjes...

E keqtrajtoi të dashurën në Gjakovë, përfundon në pranga – gjatë bastisjes i gjenden edhe armë pa leje

Një incident i rëndë është raportuar në Gjakovë, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj të dashurës së tij.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në vazhdën e hetimeve, Policia ka bastisur shtëpinë e tij, ku janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh, të cilat dyshohet se ishin në pronësi të tij dhe të vëllait.

Për këtë arsye, ndaj tij është iniciuar edhe rast për “armëmbajtje pa leje”, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT