Është arrestuar një person i moshës 28- vjeçare në Ferizaj, pasi i njëjti duke përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive.
Policia ka njoftuar se pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i njëjti është ndaluar për 48 orë.
“Hetuesit e stacionit policor në Ferizaj kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shtrëngim”. Rasti është iniciuar më 26.06.2026, pasi ishte raportuar se një person, duke përdorur llogari me emra të rremë në rrjetet sociale, kishte komunikuar me një të mitur dhe e kishte kanosur me publikimin e fotografive”.
“Pas veprimeve intensive hetimore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit, hetuesit kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin me inicialet R.Gj., 28 vjeç. I dyshuari është arrestuar sot, më 04.07.2026, në një pikëkalim kufitar. Pas intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
Policia gjithashtu ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./Klankosova.tv


