Monday, August 17, 2026
spot_img
HomeLajmeDyshohet se stuhia shkaktoi zjarr afër një shkolle profesionale në Shirokë të...

Dyshohet se stuhia shkaktoi zjarr afër një shkolle profesionale në Shirokë të Suharekës

Një zjarr dyshohet se ka shpërthyer afër objektit të Shkollës Profesionale “Abdyl Ramaj” në Shirokë të Suharekës, pas stuhisë së fuqishme që ka përfshirë këtë komunë.

Pamjet e publikuara tregojnë Policinë e Kosovës në vendin e ngjarjes, teksa po merret me situatën.

Moti i paqëndrueshëm ka shkaktuar dëme në disa fshatra dhe qytete të Kosovës, ndërsa ende nuk dihet shkalla e dëmeve të shkaktuara nga ky incident.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT