Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeDyshohet se e goditi me shuplakë një 13-vjeçar në Prishtinë – 28-vjeçari...

Dyshohet se e goditi me shuplakë një 13-vjeçar në Prishtinë – 28-vjeçari përfundon në ndalim

Një rast i dhunës ndaj një të mituri është raportuar mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, ku një 28-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një djalë 13-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Fahri Fazliu”, ndërsa Policia është njoftuar rreth orës 21:20 për një incident fizik.

Pas daljes në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë takuar ankuesin, një të mitur me inicialet A.K., rreth 13 vjeç, si dhe të dyshuarin Adisan Jahiri rreth 28 vjeç.

Sipas deklaratës së dhënë nga i mituri në prani të nënës së tij, ai dyshohet se është goditur me shuplakë në fytyrë nga 28-vjeçari.

Të dy palët janë shoqëruar në Stacionin Policor Veriu për procedurat e nevojshme, ndërsa pas intervistimit të ankuesit, Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit si “Lëndim i lehtë trupor”.

Me vendim të Prokurorit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes.

Rrethanat që çuan deri te incidenti mbeten objekt i hetimeve të mëtejshme.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT