Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeDy gjoba nga 200 euro në Prishtinë për hedhje të mbeturinave vëllimore,...

Dy gjoba nga 200 euro në Prishtinë për hedhje të mbeturinave vëllimore, njëra ndaj një biznesi

Inspektorati i Kryeqytetit ka shqiptuar dy gjoba në vlerë prej 200 euro secila për hedhje të parregullt të mbeturinave në Prishtinë.

Sipas njoftimit, gjoba e parë është shqiptuar për hedhjen e mbeturinave vëllimore në lagjen Lakrishtë, ndërsa gjoba e dytë është vendosur ndaj një biznesi për hedhjen e mbeturinave biznesore në kontejnerët e destinuar për amvisëri.

Autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë rregullat për menaxhimin e mbeturinave dhe të kontribuojnë në ruajtjen e pastërtisë së kryeqytetit.

Nga Komuna e Prishtinës është theksuar se inspektimet dhe masat ndëshkuese do të vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT