Dy gjoba të papaguara kanë përfunduar me burgim për një 23-vjeçar, i cili është kapur nga Policia në Obiliq pasi rezultoi se ndaj tij ishin aktive dy urdhër-arreste.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për Dardan Bajcincën, 23 vjeçar, i cili është ndaluar më 21 gusht, rreth orës 18:45, në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq.
Gjatë verifikimit të të dhënave, zyrtarët policorë kanë konstatuar se ndaj 23-vjeçarit rëndonin dy urdhër-arreste aktive, të lidhura me dy gjoba të papaguara.
Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, bëhej fjalë për dy gjoba nga 300 euro, pra gjithsej 600 euro.
Për shkak të mospagesës, gjobat ishin konvertuar në dënim me burgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Pas ndalimit, Bajcinca është marrë nga Njësia e Urdhëresave dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


