Ambasadori i Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilir Dugolli, mbrëmë ka marë pjesë në në pritjen diplomatike në Qendrën Kennedy.
Në një postim në Facebook të Ambasadës së Kosovës në Washington bëhet e ditur se i pranishëm aty ishte edhe Richard Grenell, ish- emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor.
Dugolli është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen në ceremoninë në fjalë.
“Ishte kënaqësi të merrja pjesë në pritjen diplomatike në Qendrën Kennedy mbrëmë dhe të takohesha me Zonjën e Dytë Usha Vance, Sekretarin e Tregtisë Howard Lutnick, Ambasadorin Richard Grenell, ish-Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve Newt Gingrich dhe zyrtarë të tjerë”, ka thënë Dugolli.
The post Dugolli i pranishëm në ceremoninë ku ishte Grenell: Kënaqësi ishte pjesëmarrja appeared first on Klan Kosova.


