Një rast vjedhjeje ka ndodhur në Drenas, ku një mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë grabitur armën, të cilën e kishte me leje përkatëse.
Sipas denoncimit, ngjarja ka ndodhur të shtunën mes orës 11:00 dhe 13:00, kur arma është marrë nga shtëpia e ankuesit, transmeton klankosova.tv.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


