Saturday, August 15, 2026
spot_img
HomeLajmeDogana zbulon “hapësirën e fshehtë” në një barnatore në Prishtinë, kap 209...

Dogana zbulon “hapësirën e fshehtë” në një barnatore në Prishtinë, kap 209 pako me barna të kontrabanduara

Dogana e Kosovës ka sekuestruar 209 pako me barna të kontrabanduara në një barnatore në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Doganës, kontrolli është realizuar më 13 gusht 2026, pas informatave të pranuara nga qytetarët.

Gjatë kontrollit, njësitë kompetente kanë zbuluar një hapësirë të modifikuar dhe të fshehur brenda objektit, ku janë gjetur 209 pako me barna të kontrabanduara, pa banderola të Republikës së Kosovës.

Të gjitha barnat e gjetura në këtë hapësirë janë sekuestruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe procedurat përkatëse.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe tregtisë së kundërligjshme, si dhe në mbrojtjen e shëndetit publik dhe të tregut të ligjshëm”, thuhet në njoftim.

Njëkohësisht, Dogana e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar të kontrabandës apo tregtisë së paligjshme.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT