Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajme“Do merrni të njëjtin taksim mbrapsht”/ Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke:...

“Do merrni të njëjtin taksim mbrapsht”/ Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke: As më shumë, as më pak

Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një memorandum që fut në fuqi tarifat reciproke dhe u ka kërkuar këshilltarëve të tij tregtarë të llogarisin të gjitha taksat që shtetet e tjera i vendosin SHBA-së .

Urdhri mund të jetë një faktor i madh ndikues në sistemin aktual tregtar.

“Secili vend që takson Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do marrë të njëjtën taksë mbrapsht. As më shumë, as më pak”, tha Trump nga Zyra Ovale.

Më tej ai shtoi “Shumë e thjeshtë. Askush nuk e di se cili është numri i saktë. Nëse merrni çdo shtet dhe shikoni se sa po na taksojnë, pothuajse në të gjitha rastet ata po na tarifojnë shumë më shumë sesa ne ata. Këto ditë tani kanë mbaruar”.

/GazetaSinjali/

The post “Do merrni të njëjtin taksim mbrapsht”/ Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke: As më shumë, as më pak appeared first on Sinjali.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT