Banorët e fshatrave të Pejës dhe Klinës kanë protestuar për zjarrin në Deponinë e Sferkës, problem me të cilin thonë se përballen prej më shumë se dy dekadash.
Ata kanë shprehur shqetësimin për tymin dhe aromën e rëndë, duke deklaruar se ndotja ua ka vështirësuar jetën e përditshme dhe qëndrimin në shtëpitë e tyre.
Nga Ndërmarrja Publike “Ambienti” kanë bërë të ditur se është angazhuar një operator ekonomik për mbulimin me dhe të vatrave të zjarrit, ndërsa Komuna e Pejës ka premtuar stabilizimin e situatës në ditët në vijim.
Për më shumë ndiqeni kronikën e plotë:


