Wednesday, May 6, 2026
spot_img
HomeLajmeDitëlindja e heroit: “Skënderbeu” mbledh shqiptarët në Prishtinë (VIDEO)

Ditëlindja e heroit: “Skënderbeu” mbledh shqiptarët në Prishtinë (VIDEO)

Kryeqyteti ka nderuar këtë të mërkurë figurën e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, përmes një manifestimi të pasur të organizuar nga shoqata “Shqiptaria”.

Vëmendjen e qytetarëve në shesh e vodhi Agim Pepaj, i cili me ngjashmërinë e tij mbresëlënëse me heroin u bë pika kryesore për fotografitë e kujtimit.

Mes homazheve pranë shtatores, ekspozitave të pikturës që gërshetonin historinë nga Mbretëresha Teutë deri te Lidhja e Prizrenit, dhe pjesëmarrësve të ardhur nga Shqipëria, u bë thirrje që kjo datë të kalojë nën patronatin e institucioneve shtetërore si një traditë e përhershme.

Festimet u përmbyllën me një simpozium shkencor dhe një koncert folklorik, duke risjellë në vëmendje mesazhin se Skënderbeu mbetet “drita e kombit” për të gjithë shqiptarët.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT