Wednesday, August 19, 2026
spot_img
HomeLajmeDigjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen e grurit.

Por një bujku në Shalë të Lipjanit, duket se investimi prej rreth 3 mijë eurosh i shkoi dëm.

Kjo pasi ara e tij prej rreth 3 hektarësh, e mbjellë me grurë, iu dogj ditën e sotme.

Deri më tani, nuk ka informacione nëse zjarri është shkaktuar qëllimshëm apo aksidentalisht.

Ekipi i Klan Kosova është në vend të ngjarjes, dhe redaksia do ju mbajë të informuar. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT