Gjatë vizitës në Podgoricë, Malin e Zi, e cilësoi vend që promovon paqe dhe stabiliteti në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Rajonin, Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte e cilësoi me rëndësi të madhe strategjike për vetë aleancën –veri-atlantike. Shtoi se përkrahin atë që e quan bashkëpunim konstruktiv në gjithë rajonin.
Në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, thonë se porositë e shefit të NATO-s, për momentin kanë peshë për rajonin në aspektet e sigurisë dhe integrimit evropian.
Gjashtë republikat e Ballkanit ishin kryetemë diskutimi edhe në fillim të kësaj jave kur në Bruksel, u mbajt takimi mes shefave të diplomacive të shteteve të rajonit dhe BE-së.
Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas, tha se ministrat e 27 shteteve të Bashkimit Evropian dhanë mbështetje për vendet ballkanase për siç thellimin e bashkëpunimit në çështjet e punëve të jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Konkretisht, shtoi ajo, se kjo do të thotë më shumë mbështetje nga BE kundër kërcënimeve hibride dhe dezinformimit.


