Monday, April 27, 2026
spot_img
HomeLajmeDënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiunazh

Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiunazh

Ish-punonjësja e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Jelena Gjukanoviq, është dënuar me 6 vjet burgim për veprën penale të spiunazhit.

Gjukanoviq, shtetase serbe, ishte arrestuar më 28 shkurt 2025 në pikën kufitare në Jarinje dhe që nga ajo kohë ndodhej në paraburgim.

Sipas aktakuzës, ajo dyshohet se ka qenë e përfshirë në aktivitete spiunazhi në bashkëpunim me një person tjetër, i cili gjithashtu është nën hetim nga autoritetet. /Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT