Friday, April 24, 2026
spot_img
HomeLajmeDeliu Kodra: Qeveria po tenton të kalojë ligje me shpejtësi, i duhen...

Deliu Kodra: Qeveria po tenton të kalojë ligje me shpejtësi, i duhen për propagandë elektorale

Deputetja e Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu Kodra ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për përshpejtim të procedurave parlamentare për të votuar projektligje të cilat ajo thotë se i duhen për qëllime elektorale.

Deliu në foltoren e Kuvendit ka potencuar se Kosova është afër përmbylljes së afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, teksa tha se Qeveria Kurti 3 po sjell në Kuvend projektligje ‘me urgjencë artificiale’, raporton KlanKosova.tv.

“Na ndajnë vetëm pak ditë deri në përmbylljen e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërkohë që atë që po e shohim në seancat plenare dhe në punimet e Kuvendit është që Qeveria Kurti po bën atë që nuk guxon ta bëjë. Pra, po sjell ligje me urgjencë artificiale pa debat publik, pa konsultim real dhe pa respektim të procedurave parlamentare. Komisionet e Kuvendit janë ngulfatur qëllimshëm me projektligje të cilat kjo Qeveri i ka mbajtur në sirtar për vite me radhë. Tash në kohën kur po diskutohet për zgjedhje të reja Qeveria po tenton t’i kalojë me shpejtësi, jo sepse të njëjtat ligje janë urgjencë për qytetarët, por sepse i duhen për propagandë elektorale”, tha Deliu.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT