Sunday, July 5, 2026
spot_img
HomeLajmeDega e Parë e LDK në Zvicër analizon rezultatin zgjedhor, i jep...

Dega e Parë e LDK në Zvicër analizon rezultatin zgjedhor, i jep mbështetje Abdixhikut

Ramadush Emini Dega e Parë e LDK-së në Zvicër ka bërë të ditur se kanë mbajtur një takim për të analizuar rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit.

Ai përmes një postimi në Facebook tha gjithashtu se në këtë takim kanë rikonfirmuar mbështetjen e plotë për lidershipin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhikun.

“Sot, Dega e Parë e LDK-së në Zvicër mbajti takimin e analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit. Pas një diskutimi të hapur dhe konstruktiv, unanimisht shprehëm mbështetjen tonë për çdo vendim që do të marrë Kryesia Qendrore e LDK-së lidhur me hapat e mëtejmë politikë, gjithmonë në funksion të ofrimit të institucioneve të qëndrueshme dhe në interes të Kosova dhe qytetarëve të saj”.

“Njëkohësisht, rikonfirmuam mbështetjen e plotë për lidershipin e Lidhjes Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhiku, duke besuar se uniteti, përgjegjësia dhe vizioni janë rruga përpara. Të bashkuar, të vendosur dhe gjithmonë në shërbim të atdheut”, shkroi ai./Klankosova.tv

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT