Kryeministri aktual, Albin Kurti, ka kërkuar në vitin 2021 për të zhvilluar vizitë në Manastirin e Deçanit, por ajo I është refuzuar.
Por para tij ka pasur drejtues institucionesh që kanë qëndruar brenda zonës së këtij objekti fetar ortodoks.
I fundit është Avdullah Hoti që ka vizituar manastirin në cilësinë e kryeministrit.
Para tij aty kanë qenë ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe ish-kryeministri Isa Mustafa.
Kurtit I ishte refuzuar vizita për shkak se ai refuzoi deri në marsin e 2024-ës ta respektonte një vendim të Gjykatës Kushtetuese për 24 hektarë tokë që më pas ia kaloi manastirit.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>


