Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se sot janë realizuar disa shkyçje në zonën e Prishtinës, ndaj konsumatorëve që kanë borxhe nga 500 deri në 3 mijë euro.
Sipas njoftimit në Facebook, gjatë aksionit janë evidentuar edhe raste të shumta të lidhjeve ilegale të ujit.


