Avokati Besnik Berisha, ka thënë se Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të parashtruar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rastin e Shaban Gogajt, për vrasjen nga pakujdesia të Agonis Tetajt.
Sipas Berishës, kjo ishte goditja e fundit që Supremja ia dha padrejtësisë ndaj Gogajt, duke marrë këtë vendim që mbron sigurinë juridike.
Në fund, ai deklaroi se drejtësia triumfoi.
“Ricilësimi i veprës penale nga “vrasja e rëndë” në “vrasje nga pakujdesia” ishte bërë në mënyrë të ligjshme nga Prokuroria Themelore në Gjilan, bazuar në faktin se i dënuari kishte besuar se arma që po përdorte ishte e gazit dhe jo armë zjarri”, deklaroi ai.
“Rihapja e shqyrtimit gjyqësor nuk kishte bazë ligjore, pasi të gjitha provat e propozuara nga Prokuroria tashmë ishin administruar më parë dhe nuk përbënin prova të reja që të justifikonin rihapjen e shqyrtimit gjyqësor”, theksoi avokati.
“Ndryshimi i cilësimit juridik të veprës penale në dëm të të dënuarit ishte i paligjshëm, pasi një herë kur Prokuroria kishte bërë ricilësimin e veprës penale dhe pranimi i fajësisë ishte bërë mbi këtë bazë, kthimi në aktakuzën fillestare ishte shkelje e rëndë e parimeve të një procesi të drejtë”, shtoi Berisha.
The post Berisha: Vrasja e Agonis Tetajt ishte nga pakujdesia – Supremja i dha goditjen e fundit padrejtësisë ndaj Shaban Gogajt appeared first on Klan Kosova.


