Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeLajmeBerisha i AAK-së për projektin e dronëve: Rrenë e kulluar (VIDEO)

Berisha i AAK-së për projektin e dronëve: Rrenë e kulluar (VIDEO)

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka thënë se “nuk është reni niher”, lidhur me projektin e qeverisë për ngritjen e një laboratori për dronë luftarakë.

“Kjo është çështje elektorale. Jemi para zgjedhjeve. Kjo është që Kosova ka kapacitete njëherë ose në të ardhmen e afërt me prodhu dronë e kështu. Kjo është rrenë e kulluar, sikur biftekët e ministrit të Mbrojtjes. Nuk kemi njëherë aso kapacitete”, është shprehur Berisha për emisionin MAT në Klan Kosova.

Edhe Anton Quni nga LDK për të njëjtin projekt ka thënë se kërkohen një mori kapacitetesh.

“Kur flasim për dronë, aty duhen njohës të fizikës, optikës, elektronikës, të teledirigjimit, komunikimit, frekuenca e brezit, do të thotë është një armatë e tërë e ekspertëve në fusha të ndryshme që përbëjnë një taskforcë, derisa e prodhojnë prototipin e parë i cili duhet të kalojë teste të ndryshme, teste vendore, në bashkëpunim me ekspertë, me kompani të jashtme”, shprehet Quni.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT