Friday, June 12, 2026
spot_img
HomeLajmeBegaj për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin fitimtarë (VIDEO)

Begaj për ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të dalin fitimtarë (VIDEO)

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj po qëndron në Prishtinë në kuadër të përvjetorit të çlirimit të Kosovës, pas një urimi që kishte dhënë më herët nga Tirana.

Ai është pritur nga u.d. presidentja Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë Albin Kurti.

Sipas gazetares Vesa Hoda, Begaj ka falënderuar të gjithë të pranishmit dhe ka përmendur edhe ish-krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se, sipas tij, falë tyre Kosova është çliruar.

Ai ka shtuar se beson në lirimin  e tyre dhe se lufta e UÇK-së ishte e drejtë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT