Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në një lokal në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë, ku ka zbuluar organizim të lojërave të fatit të paligjshme.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë bastisjes janë hasur disa persona duke luajtur bixhoz, ndërsa në tavolinë janë gjetur edhe 205 euro para të gatshme, që dyshohet se përdoreshin në aktivitetin e paligjshëm, transmeton Klankosova.tv.
Lidhur me rastin, shtatë persona janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa pronari i lokalit është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.
Me urdhër të prokurorit, paratë dhe letrat e bixhozit janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa rasti është iniciuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.


