Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeBanorët e Vilancit të Vushtrrisë përballen me probleme në infrastrukturë dhe shërbime...

Banorët e Vilancit të Vushtrrisë përballen me probleme në infrastrukturë dhe shërbime (VIDEO) 

Një nga banorët e lagjes Vilanc të Vushtrrisë, ka ngritur shqetësime lidhur me problemet që po hasin me sistemin e kanalizimit dhe infrastrukturën.

Sipas tij, ndonëse për vite me radhë ka paguar një kompani që merrej me hapjen e kanalizimeve, tani është përballur me një sistem të ri kanalizimi, ku ata nuk janë përfshirë, njofton Klankosova.tv.

“Jemi në një situatë shumë të vështirë. Nuk kemi marrë asnjë zgjidhje. Përveç kanalizimit, kemi probleme edhe me furnizimin me ujë dhe me shtyllat e vjetra të rrymës. Shpesh, ndodhin ndërprerje të energjisë dhe na digjen pajisjet”,shpjegon banori, në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM .

Ai ka bërë disa ankesa në drejtoritë përgjegjëse, por deri tani nuk ka marrë asnjë përgjigje, duke e ndjerë veten të anashkaluar nga institucionet./Klankosova.tv.

Ndiqni intervisten e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Banorët e Vilancit të Vushtrrisë përballen me probleme në infrastrukturë dhe shërbime (VIDEO)  appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT