Banorët e rrugës “Bafti Haxhiu” në fshatin Kabash të Vitisë kanë ngritur shqetësimin për një rrjedhje të ujit, e cila sipas tyre ka filluar rreth dy muaj më parë dhe ende nuk është rregulluar.
Sipas një ankese të dërguar nga një lexues në adresë të Klankosova.tv, rrjedhja e ujit ka shkaktuar dëmtime të vazhdueshme në rrugë, ndërsa situata po përkeqësohet nga dita në ditë.
Rruga Bafti Haxhiu, Kabash i Vitisë, që rreth dy muaj ka shpërthyer ujësjellësi dhe nuk ka ardhur kush të intervenojë. Siç po rrjedh uji, rruga është bllokuar dhe prishja e asfaltit vetëm sa po rritet ditë e më shumë”, ka shkruar lexuesi.
Ai thotë se banorët kanë bërë thirrje dhe e kanë njoftuar institucionet kompetente ne komunë për problemin, por deri më tani, nuk ka pasur intervenim.
E kemi lajmëruar, por nuk kanë ardhur dhe as nuk u është interesuar për këtë punë”, ka thënë qytetari.
Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të intervenojnë sa më shpejt, në mënyrë që të ndalet rrjedhja e ujit dhe të parandalohet dëmtimi i mëtejshëm i rrugës.


