Wednesday, April 15, 2026
spot_img
HomeLajmeBanorët detyrohen të vendosin kurthe për minjtë, alarm në kompleksin “Pozhegu Brothers...

Banorët detyrohen të vendosin kurthe për minjtë, alarm në kompleksin “Pozhegu Brothers – Mati 1” në Prishtinë

Një situatë shqetësuese është raportuar nga banorët e kompleksit “Pozhegu Brothers – Mati 1” në Prishtinë, të cilët ankohen për praninë e minjve në zonën e tyre të banimit.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, banorët janë detyruar të vendosin kurthe për kapjen e minjve, për shkak të përhapjes së tyre në hapësirat përreth.

Po ashtu, raportohet se minjtë janë parë edhe në afërsi të veturave, duke rritur shqetësimin për dëmtime të mundshme dhe rrezik për shëndetin.

Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për trajtimin e kësaj situate.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT