Wednesday, May 13, 2026
spot_img
HomeLajmeBalaj: Ndryshimet në listën e LVV-së janë kozmetike (VIDEO)

Balaj: Ndryshimet në listën e LVV-së janë kozmetike (VIDEO)

Analisti Labinot Balaj ka komentuar listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje, duke vlerësuar se ndryshimet në përbërje janë kryesisht kozmetike dhe pa prurje të mëdha politike.

Ai në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës tha se lista aktuale është pothuajse identike me atë të zgjedhjeve të kaluara, ndërsa ndryshimet kanë ardhur kryesisht si rezultat i largimit të disa emrave drejt Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ndryshimet janë kozmetike për faktin se kanë lëvizur ata që kanë shkuar në LDK. Nuk ka pasur ndonjë prurje të re”, është shprehur Balaj.

Ai ka veçuar Arton Konushevcin si një nga emrat që, sipas tij, paraqet vlerë të shtuar në listën e Vetëvendosjes.

Balaj përmendi gjithashtu aderimin e Osman Musliut, për të cilin tha se ka bërë bujë si dhe aktorin Armend Baloku.

Megjithatë, sipas tij, nuk ka pasur prurje kualitative në listën e VV-së.

“S’ka pasë prurje tjera kualitative, është lista pothuajse identike me zgjedhjet pararendëse, ndryshimet janë kozmetike, kompensim i atyre emrave që janë kthyer në LDK”, deklaroi më tutje ai, transmeton Klankosova.tv .

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT