Avokati i ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, Pierre Richard Prosper, ka reaguar ashpër pas shpalljes së aktgjykimit nga Gjykata Speciale në Hagë, me të cilin Thaçi u dënua me 25 vjet burgim.
Në një deklarim para mediave pas përfundimit të seancës, Prosper e ka kundërshtuar mënyrën se si u formulua vendimi, duke thënë se ishte fyese që aktgjykimi të shpallej në emër të popullit të Kosovës.
“Unë ndoshta do të hy në problem për këtë, por unë solla kokën kur Gjykata tha se dënimi është në emër të popullit të Kosovës, ishte fyese, sepse kjo nuk ishte në emër të popullit të Kosovës, ata nuk i dëgjuan dëshmitë”, tha Prosper.
Avokati i Thaçit ka kritikuar gjithashtu rolin e Gjykatës Speciale dhe ka bërë thirrje që Kuvendi i Kosovës të shqyrtojë mbështetjen që i është dhënë këtij institucioni.
“Nëse do të isha në Kuvendin e Kosovës, do të tërhiqja mbështetjen për këtë Tribunal që nesër, sepse kjo është abuzim me drejtësinë, abuzim i procesit sipas mendimit tim”, tha avokati.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


