Atletico Madridi ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit argjentinas, Cristian Romero, nga Tottenham Hotspur.
Klubi madrilen ka bërë një nga transferimet më të rëndësishme të kësaj vere, duke siguruar shërbimet e Romero, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me “Los Colchoneros”.
Transferimin e ka konfirmuar vetë Atletico Madridi përmes faqes zyrtare, duke bërë të ditur se mbrojtësi argjentinas do të jetë pjesë e klubit deri më 30 qershor 2031.
“Mbrojtësi argjentinas, i cili së fundmi ishte finalist në Kupën e Botës FIFA 2026, i bashkohet klubit tonë nga Tottenham Hotspur”, thuhet në njoftimin e klubit.
“Atletico Madrid dhe Tottenham Hotspur kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Cristian Gabriel ‘Cuti’ Romero, i cili ka nënshkruar për klubin tonë deri më 30 qershor 2031”, thuhet më tej në njoftimin e Atleticos.
Transferimi i Romeros raportohet se i ka kushtuar Atletico Madridit rreth 40 milionë euro.
Për mbrojtësin argjentinas kishte shfaqur interes edhe Interi, por në fund ai do ta vazhdojë karrierën në La Liga me Atletico Madridin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


