Monday, May 18, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet vitiasi, iu gjeten tri armë e 110 fishekë

Arrestohet vitiasi, iu gjeten tri armë e 110 fishekë

Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit i janë gjetur tri armë zjarri.

Sipas policisë, njësiti i hetimeve të stacionit policor në Viti, me leje të Gjykatës Themelore në Gjilan e kontrolloi shtëpinë e të dyshuarit H.N, ku iu gjet një AK-47 me një karikator, një pushkë gjuetie, 110 fishekë dhe një pushkë ajrore.

“I dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv.

Më  tej, policia tha se ndaj të dyshuarit do të ngritët kallëzim për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve”.

The post Arrestohet vitiasi, iu gjeten tri armë e 110 fishekë appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT