Saturday, May 2, 2026
spot_img
HomeShowbizArrestohet një person për organizim të lojërave të fatit në Gjilan

Arrestohet një person për organizim të lojërave të fatit në Gjilan

Policia ka realizuar një operacion në një lokal në rrugën “15 Qershori” në Gjilan, me dyshimin për organizimin e lojërave të fatit.

Në njoftimin e publikuar thuhet se gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për gjykatën: tre televizorë, dy shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një  llaptop, një printer, nëntë tiketa të lojërave të fatit si dhe një shumë e parave të gatshme.

“Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e zyrtarëve policor është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar N.G. (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971) cili dyshohet se organizonte këtë veprimtari”.

“Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT