Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Prizren, policia gjeti në shtëpinë e tij marihuanë...

Arrestohet një person në Prizren, policia gjeti në shtëpinë e tij marihuanë e kokainë

Është arrestuar një person në Prizren, pasi gjatë kontrollit, në shtëpinë e tij është gjetur marihuanë e kokainë.

Policia ka bërë të ditur se gjithashtu janë sekuestruar tri peshore, 180 euro dhe një telefon, përcjell Klankosova.tv.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar 79.83 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë, 5.47 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, tri peshore 180 euro dhe një telefon. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT