Sunday, October 4, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet një person në Ferizaj, policia i gjen kokainë

Arrestohet një person në Ferizaj, policia i gjen kokainë

Një person është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim të substancave narkotike.

Policia bën me dije në raportin 24-orësh se tek i dyshuari ka kapur dy qese me kokainë.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi njësitet policore gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar dy qese substancë narkotike të llojit kokainë, ndërsa në veturën e tij po ashtu kanë gjetur edhe një qese të substancave narkotike të llojit të njëjtë dhe një telefon mobil”, thotë policia, transmeton Klankosova.tv

Pesha e përgjithshme e substancës narkotike është 2.92 gramë, transmeton Klankosova.tv.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT