Sunday, May 17, 2026
spot_img
HomeLajmeArrestohet një burrë në Prishtinë pasi iu gjetën 15 mijë euro, dyshohet...

Arrestohet një burrë në Prishtinë pasi iu gjetën 15 mijë euro, dyshohet se shmangu tatimin

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, ku gjatë kontrollit i janë gjetur 15 mijë euro, për të cilat, sipas policisë, nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.

Sakaq, policia rastin e ka cilësuar si “shmangie e tatimit”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë legjitimimit dhe kontrollit i janë gjetur rreth 15,000 €, për të cilat nuk ka pasur mbulesë për prejardhjen tyre. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

The post Arrestohet një burrë në Prishtinë pasi iu gjetën 15 mijë euro, dyshohet se shmangu tatimin appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT